Rrahu gruan para fëmijëve, dënohet me 5 vjet burgim

Rrahu gruan para fëmijëve, dënohet me 5 vjet burgim

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 5 vjet burg Ilirjan Pajon, burrin që u filmua teksa dhunonte me shkelma në mes të rrugës ish-bashkëshorten e tij, në sy të dy fëmijëve.

Pajo u dënua i akuzuar për “dhunë në familje” dhe vendimi u shpall sot nga gjyqtari Laurent Fuçia.

44-vjecari, Pajo pas arrestimit e quajti momental drurin që i dha ish-gruas. Dhe gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44-vjeçari pranoi se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Caushaj disa here, madje edhe duke konsumuar kafe, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkohë 44-vjecari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vetë i ka dhënë fëmijëve herë pas here.

 

Shpërndaje në: