Rrëfehet e mbijetuara e çiftit që masakruan katër vajza
Kate Moir, rrëfen historinë e saj shumë vite më vonë, se si ishte rrembyer nga çifti Birnie kur ishte vetëm 17 vjeçare, gjatë një nate që kishte qenë e dehur dhe pranoi të shkonte në shtëpi me ta, ku më pas ajo u prangos në një shtrat me zinxhirë dhe është përdhunuar në mënyrë të përsëritur.
Kur unë e ndjeva rrezikun u thashë: “A do të më vrisni?”, ndërsa ata në mënyrë të pështirë mu përgjigjën: “Nëse je e mirë vetëm do të dhunojmë. “



Moir tashmë 47, gjatë një interviste për Chanel Seven’s Murder Uncovered, ka treguar historinë rrënqethëse, ajo kujton se si vrasësit përdornin kode mes vete për të sinjalizuar viktimat e tyre të ardhme.

Ato thonin si “A e dëshiron ëmbëlsirën?” dhe pastaj ajo thoshte “unë kam, çka do të thoshte se ti mund ta marrësh viktimën”.
“Unë e dija që do të vdisja por nuk doja ta pranoja unë vetëm e jetoja atë” tha ajo.
Moir, më vonë arriti të ikë nga dritarja dhe vrapoi për jetën e saj, e pavetëdijshme se çifti kishte vrarë tashmë katër vajza të reja.
Dyshja më herët kishin vrarë Sussannah Candy, 15, Denise Brown, 21, Mary Neilson, 22, dhe Noelene Patterson, vetëm pak javë para se ta rrëmbenin atë.

Birniet, janë dënuar më burgim të përjetshëm, ndërsa David kishte varur veten në një burg në Australi në vitin 2005. Premiera e dokumentarit pritet që të dal të mërkurën. /Periskopi/



