Rrëfehet qytetarja: Jam ende e sëmurë edhe 6 muaj pas infektimit me koronavirus

Rrëfehet qytetarja: Jam ende e sëmurë edhe 6 muaj pas infektimit me koronavirus

Monikë Xheksën (Monique Jackson) u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë, dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo vazhdon të mos ndihet mirë. Ajo është vetëm një nga mijëra vetë në këtë pozitë ndërsa po mban një ditar me ilustrime të simptomave të saj.

Para një viti, Monika kishte parë një “Ted talk” për kërpudhat, dhe ishte fascinuar. Fungi, thoshte folësja, janë “www”-ja origjinale, sepse kanë një rrjet që shkon nën gjithë pyllësinë; iu lejon pemëve të ndihmojnë njëra tjetrën nëse kanë telashe.

Këto ditë, ndërsa vazhdon përballjen me koronavirusin për të 24-n javë më radhë, mendon shpesh për një gjë të tillë.

Ajo ka Covidin që zgjat shumë, një reagim më të ndryshëm ndaj virusit që mjekët sapo kanë filluar ta studiojnë, përcjell Periskopi.

Ajo u sëmur në muajin mars dhe në fillim u duk të ishte një version i lehtë e kalimtar i sëmundjes por simptomat kurrë nuk u larguan. Muaj më vonë, ajo ende e ka të vështirë ta kuptojë se çka po i ndodh trupit të saj.

Monika është ekstroverte, gati hiperaktive – siç thotë. Në normalitet, ajo praktikon boksin Thai dhe jiu-jitsu, e po ashtu i grahë biçikletës për goxha kohë nga puna e saj në një galeri arti në qendër të Londrës.

Por muajt e kaluar ia kanë ndërruar jetën drastikisht. Tash, ajo ka një listë në dhomën e gjumit që i kujton të ruajë mjaftueshëm energji sa për t’i larë dhëmbët.

“Unë nuk jam dembele,” shprehet ajo. Disa ditë, megjithatë, kjo është e vetmja gjë që mund ta bëj.

Kjo e bëri që të fillonte një ditar ilustrimesh të simptomave të saj.

Ajo po e përdorë këtë ditar për t’iu treguar njerëzve për këtë gjendje të re dhe për t’u lidhur me të tjerët që e kanë pësuar njësoj.

Shumçka nuk dihet për koronavirusin, por gjatësia tepër e madhe e simptomave është diçka që nuk dihet edhe më zi.

Ajo kishte filluar ta kuronte veten me ilaçe shtëpiake. Kur hante hudhër të freskët apo speca djegës, kujton të ishte habitur që nuk kishte ndjerë kurrfarë shijeje. Dhe ndihej e lodhur. “Nuk kisha energji për t’ju shkruar më shumë se dy njerëzve në ditë,” thotë ajo.

Pas dy javësh, disa simptoma u larguan por të tjera erdhën.

Pas gjashtë javësh ajo filloi të ndjente djegie derisa urinonte dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

Derisa javët kalonin, simptomat nisën të ndërroheshin në një formë mjaft bizare. Një dhimbje në qafë shoqërohej me një ndjesi të çuditshme në vesh. Duart iu mavijosën dhe i mbetën pa gjak.

Një natë, derisa po fliste me një shoqe në telefon, ajo përnjëherë nuk e ndjeu më pjesën e djathtë të fytyrës. Shkoi menjëherë para pasqyres por kuptoi se fytyra i dukej normale. /Periskopi

Shpërndaje në: