Rrëfim: Raketa ruse që shkaktoi dy histori të dhimbshme

Rrëfim: Raketa ruse që shkaktoi dy histori të dhimbshme

Kur raketa ruse goditi ndërtesën e apartamentit të tij, Oleksiy Paradovsky mendonte ai po digjej.

“Unë u kaplova nga flakët, i kthyer në hi”, rrëfen ai për CNN nga shtrati i spitalit në jug të Ukrainës.

“Unë mendova se pas një minuti do të kthehem në hi. Unë ndjeva gjithçka”, thotë ai.

Paradoksky thotë se ai sapo kishte dalur nga tushi dhe pikërisht kjo mund ta ketë shpëtuar sepse duke qenë në banjo, do të nënkuptonte se ai do të kishte edhe një muri tjetër në mes tij dhe raketes.

Eksplozivi shpërthu në disa kate të ndërtesës së lartë në Odesa, duke lënë një gropë të madhe në mes.

Brenda sekondës ai e kuptoi se ishte lënduar dhe në sekondin tjetër, instikti për mbijetesë e zgjoi atë dhe bëri që ai të gjente një rrugë për dalje, kujton ai.

Ai thotë se kapërceu mbi pjesët e nxehta të betonit në hyrje të ndërtesës ku nuk ekzistonte më fasada. Ai shpërlau duart e tij, hundën dhe qafën me ujë nga një gyp i shpërthyer dhe arriti ta gjente udhën për në rrugën ku kishte ekipe të emergjencës.

“Unë nuk ndjeja dhumbje. Isha në adrenalinë”, thotë Paradovsky.

Dhimbja megjithatë erdhi. Paradovsky thotë se ai kishte pësuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë në 20% të trupit të tij, si dhe një grumbull të plagëve të hapura nga copëzat fluturuese.

Para sulmit, ai planifikonte të punonte në anijet transportuese.Tani ai thotë se plani është në pritje.

Për planet e tij për të ardhmen, ai thotë thjeshtë: “Për vitin tjetër misioni im është shërimi”.

Teksa Paradovsky e ndjeu instiktin për të shpëtuar, Yuriy Glodan është duke hamendësuar se për çka ka arsye të jetojë.

Raketa që dogji Paradovskyn, vrau gruan e Glodanit, nënën e gruas së tij dhe vajzën e tij 3-muajshe.

“Familja ime është e gjithë jeta ime, vërtetë. Unë jetoja për hir të tyre”, thotë ai për CNN.

“Kur vajza ime erdhi në jetë, unë e mësova kuptimin e jetës. Sapo zgjohesha në mëngjes, unë e kuptoja se për kë po shkoja në punë çdo ditë. Çdo veprim ishte i motivuar nga familja ime. Tani është shumë e vështirë”.

Glodan ishte duke u kthyer nga dyqani ushqimor me ushqim dhe me ëmbëlsira për festën e Krishtilindjeve Ortodokse kur ai dëgjoi sulmin që shkatërroi familjen e tij.

“E dëgjova një shpërthim. Menjëherë në zemër ndjeva se diçka ndodhi. Menjëherë u përpoqa ta thërrisja gruan time. Telefoni i saj tashmë nuk kishte qasje”, thotë ai.

Shërbimet e emergjencës arritën në ndërtesën e rrëzuar, por Glodan thotë se ai besonte se do ta shpëtonte familjen e tij dhe atij iu afrua një tjetër person në ndihmë.

“Ne kapërcyem nëpërmjet kordonit të policisë dhe arritëm në katin e katërt ku ishte banesa ime”, thotë ai.

“Kur unë arrita atje, ishte e vështirë ta dija se çka po shikoja… uji ishte derdhur çdokund. Kishte zjarr, tym, pjesë të metalit të copëtuara në çdo qoshe.

Ekipet e emrgjencës iu bashkuan atyre dhe ata ishin në gjendje ta gjenin trupin e nënës së gruas së Glodanit dhe pastaj të gruas së tij, Valerias.

Pastaj erdhi një alarm se ndërtesa mund të shembej kështu që ata u detyruan të largohen, rrëfen Glodan.

Punëtorët emergjentë ishin në gjendje t’i largonin trupat e dy të rriturave, por aty nuk kishte shenja të vajzës së tij.

“Unë vazhdoja të bërtisja: Ka mbetur edhe një fëmijë atje. A e keni gjetur fëmijën, apo jo?”, kujton ai.

Dhe pastaj frika e tij u vërtetua. Përfundi rrënojave të tjera, një shpëtues gjeti trupin e vajzës së tij, e vrarë së bashku me nënën dhe gjyshen e saj.

Glodan shkoi te rrëmuja të nesërmen. Ai gjeti karrocën e vajzës së tij nga ajo që kishte mbetur nga koridori, vend që familja kishte besuar se do të ishte më i sigurt.

“Pjesa e brendshme e karrocës ishte e gjitha e mbuluar me gjak, dhe ajo ishte shpuar nga një pjesë e murit ose nga copëzat që e kishin goditur atë”.

Glodan thotë se gruaja e tij dhe nëna e saj ishin duke provuar ta shijonin jetën në maksimum. Përveq punës me kafshë, Valeria ishte një shkrimtare dhe fotografe e talentuar, thotë ai.

Madje edhe vajza e tij e vogël, Kira, kishte bërë impakt, edhe pse kishte jetuar shkurt, duke inspiruar edhe gjyshen e saj.

Glodan thotë se lufta e nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin ka prerë fatet e shumë viktimave të pafajshme.

“Ndjenja ime e vetme është urrejtja”, thotë ai.

Në dhomën e tij të spitalit, Paradovsky po përjeton emocione të njejta.

“Unë ndjej vetëm urretje ndaj atij që e bëri këtë. Zemërim dhe shumë frikë”, thotë ai.

Përktheu: Sokol Berisha, Periskopi

 

Shpërndaje në: