Rrëfimi emocionues i gruas së Schumacher: Është me ne, por është ndryshe, po bëjmë maksimumin

Rrëfimi emocionues i gruas së Schumacher: Është me ne, por është ndryshe, po bëjmë maksimumin

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë në gjendje të rënduar pas aksidentit që pësonte vite më parë.

Schumacher rrëzohej gjersa ishte duke skijuar dhe për një kohë të gjatë vazhdon të jetë në situatë të vështirë shëndetësore.

Kujdesi për të ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i madh, siç bën të ditur gruaja e tij. Ajo thotë se Michael është me ta, por është disi më ndryshe.

“Të gjithëve na mungon Michael, por Michael është këtu, ndryshe, por këtu. Ai akoma më tregon se sa i fortë është, çdo ditë”, ka thënë gruaja e Schumacher, Corinna, transmeton Periskopi.

“Ne jemi së bashku. Jetojmë së bashku në shtëpi. Bëjmë terapi. Bëjmë çdo gjë që mundemi për ta bërë Michael më mirë dhe të jemi të sigurt që ai është rehat. Dhe thjesht ta bëjmë atë të ndjehet si familje e jona. Pa marrë parasysh se çfarë, do të bëj çdo gjë që mundem. Të gjithë do të bëjmë. Po tentojmë të ecim përpara si familje, në mënyrën si Michael e pëlqente. Po ecim me jetët tona”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se për jetën e Schumacher dhe shumë detaje nga aksidenti i tij do të publikohet një dokumentar në ‘Netflix’, më 15 shtator. /Periskopi/

Shpërndaje në: