Rrëfimi i dhimbshëm i invalidit të luftës: S’kam të ardhura kërka hiç, po marrin pensione ata që s’janë kanë në Kosovë

Rrëfimi i dhimbshëm i invalidit të luftës: S’kam të ardhura kërka hiç, po marrin pensione ata që s’janë kanë në Kosovë

Bajram Tafolli, invalidi i luftës nga Prizreni thotë se nuk po përfiton pension.

Ai ka thënë se është në gjendje të rëndë ekonomike dhe jetoj në shtëpinë e vëllait të tij dhe nuk ka të ardhura.

“Jam plagos me 1 maj të vitit 1999, kam aplikuar për veteran, jam refuzuar, jetoj në shtëpi të vëllaut, nuk kam të ardhura kërka hiç. Kam apliku në Prizren e Prishtinë dhe sa herë që kam aplikuar jam refuzuar”, ka thënë ai.

Aai ka thënë se arsyeja pse refuzuohet është se i kanë thënë se është i aftë të punojë.

“Prej fillimit kam apliku vazhdimisht, më kanë kthy përgjigje negative kinse jam i aftë me punu”, ka deklaruar ai.

Tafolli ka thënë se shumë herë ka dalë para komisionit shëndetësor i cili 25 % e ka nxjerrë të paaftë.

Ai ka treguar se është plagosur si civil, ndërsa ka shprehur shqetësimin se ka persona që nuk kanë qenë fare në Kosovë dhe po marrin pension.

Shpërndaje në: