Rrëfimi i tenistit: Në vitin 2013 kishte mposhtur Federerin, tani lufton kundër forcave ruse

Rrëfimi i tenistit: Në vitin 2013 kishte mposhtur Federerin, tani lufton kundër forcave ruse

Sergiy Stakhovsky ishte për pushime në Dubai ku ai pranoi një telefonatë nga prindërit e tij prej së cilës kishte frikë.

Prindërit e tij dëgjonin shpërthime jashtë shtëpisë së tyre në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Rusia kishte filluar pushtimin.

Stakhovksy lëshoi lajmet dhe që nga ai moment ai nuk futi gjumë në sy ose nuk mund të mendonte për tri ditë derisa po përpiqej ta procesonte atë se çfarë po ndodhte.

“Nuk mund t’i besoja pamjeve që po i shihja”, rrëfen ai për BBC. “Përpiqesha ta kuptojë se ku e kisha familjen, çka po bënin ata dhe se sa keq ishte situata”.

Vetëm një muaj më parë, Stakhovsky kishte qenë duke luajtur në kualifikime për në “Australian Open”. Disfata në Melbourne në moshën 36-vjeçare bëri që ai të vendoste për t’u penzionuar, duke i dhënë fund karrierës së tij 19-vjeçare prej tenisti. Në vitin 2010 ai ishte radhitur si tenisti numër 31 i botës. Në vitin 2013 ai kishe mposhtur tenistin e famshëm dhe kampionin e shumfishtë botëror, Roger Federer në Wimbledon, duke i dhënë fund ecurisë prej 36 paraqitjeve radhazi në qerek-finale të Grand Slam-it të kampionit.

Ai e dinte se cili do të ishte hapi i tij i radhës.

Ai e riktheu familjen e tij në Budapest të Hungarisë, ku ata jetojnë. Gruaja e tij e pyeste se çfarë ishte duke planifikuar të bënte.

“Nuk ishte përgjigja që ajo dëshironte ta dëgjonte dhe ajo u nervozua”, thotë Stakhovsky.

“Unë kam luajtur me krenari për 17 vite në Davis Cup kështu që unë sinqerisht nuk e shoh se si mund të jem i privilegjuari dhe të rri indiferent ndaj asaj që po ndodhë në vendin tim”.

“Në të vërtetë unë ika. Fëmijët ishin duke lexuar dhe duke shikuar filma të animuar kështu që nuk i pengova. I vetmi që më pa teksa po largohesha ishte më i vogli dhe më pyeti: “Babi, ku po shkon?”. Unë e kisha çantën mbrapa në shpinë dhe i thashë: “Do të kthehem menjëherë”.

Stakhovksy nuk u kthye, duke shkuar së pari drejt Bratislavës në Sllovaki për t’i marr disa jelekë anti-plumb dhe helmeta para se të voziste drejt kufirit me Ukrainën. Njerëzit veçse kishin filluar të largoheshin. Ai thotë se i ka parë rreth 100 fëmijë duke qëndruar në temperaturë -8 gradë.

Ai u bë bashkë me një shok të tij dhe ata filluan të udhëtonin drejt Lviv-it në perëndim të vendit. Aty ai qëndroi deri natën para se të nisej drejt Kievit për ta takuar vëllaun dhe babain e tij. Ai tashmë e kishte organizuar ikjen për nënën e tij së bashku me gruan e vëllaut dhe për dy vajzat e vëllaut të tij.

Stakhovsky ishte paraqitur në një njësi ushtarake dhe të hënën pasuese, ai ishte vendosur në Kiev, duke tentuar të ndihmonte sa më shumë që mundej. Në kryeqytet, situata filloj të përkeqësohej. Ai nuk kishte pasur kurrë më parë ndonjë trajnim ushtarak.

“Ne dëshironim ta përdornim atë kohë deri në maksimum sepse ne nuk e denim se kur në të vërtetë do të hynin rusët në Kiev ose kur do të granatonin më rreptë, njejtë siq po bënin në Kharkiv”, thotë ai.

“Parimisht, ne të gjithë fjetëm me Kallashnikovë afër nesh. Po të kishte ndonjë sulm, ne duhej të ishim gati”.

Gjatë gjithë asaj kohe, ai ishte duke dhënë intervista për shtyp nga ku përpiqej ta sillte situatën në vëmendjen e njerëzve. Ai gjithashtu dëshironte ta kundërshtonte narrativën ruse rreth vendit të tij.

Kishte alarme të panumërta dhe ai shkonte vazhdimisht poshtë në strehimore. Ishte një kohë emocionuese për të, por udhëtimi i tij drejt Buças tregoi tmerret e vërteta të luftës.

Buça, një fshat në periferi të Kievit, ishte okupuar nga rusët për një muaj në fillim të luftës. Aty ka dëshmi të civilëve të torturuar, të dhunuar dhe të vrarë.

Pamjet e ngjarjes atje janë shpërndarë anë e mbanë globit, por Stakhovsky thotë se bota ka parë vetëm një pjesë të vogël të asaj se çka ka ndodhur. Në fillim, ai nuk dinte se çfarë duhej të bënte nëse ai do të ndodhej në një luftim më armë. Kjo ndryshoi pas Buças.

“Gjërat që ata kanë bërë dhe mënyra se si e kanë bërë atë, është me të vërtetë çnjerëzore”, thotë ai. “Është e papërshkrueshme urrejtja që e ndjeni ndaj ushtrisë ruse”.

“Njerëzit që jetuan atje nuk e meritonin këtë. Ata nuk ishin pjesë e kësaj lufte. Ata nuk dëshironin që të merrnin pjesë. Ata ishin vetëm civilë të cilët nuk e patën mundësinë për të jetuar”.

“Nuk kam hezitim. Nëse unë e shoh një ushtar rus, unë e di se çfarë do të bëja”.

Që nga fillimi i pushtimit, ka pasur shumë diskutime se si të reagohet ndaj sportistëve rusë dhe nëse atyre duhet t’u ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Tenisi ka marrë një qasje tjetër.

Në javët e para të konfliktit, tenisti rus Andrey Rublev kishte shkruajtur “jo luftë ju lutem!” në një laser të kamerës televizive pasi që kishte fituar një ndeshje në Dubai. Tenisti numër dy i botës, Daniil Medvedev, kishte folur për “promovimin e paqes”. Kjo ishte para se të hynte në fuqi ligji rus që thotë se të gjithë ata që shpërndajnë ato shteti rus i konsideron si ‘fake news’ rreth ushtrisë, mund të dënohen me 15 vite burgim. Që atëherë, shumica e sportistëve rusë kanë qëndruar të heshtur.

Muajin e kaluar, Wimbledon njoftoi se atletëve rusë do t’u pamundësohet pjesëmarrja në garën e sivjetme. Ky vendim u prit me zera të përzier, por Stakhoksky e mbështet plotësisht këtë vendim.

“Në javët e para, unë sinqerisht besoja se rusët, sapo ta shohin se çfarë është duke bërë ushtria e tyre dhe kur ta shohin shkatërrimin e qyteteve dhe bombardimin e vendeve si Kharkiv dhe Kiev, ata do të dilnin dhe të protestonin”, shton ai.

“Por kjo nuk ndodhi. Askush nuk doli. Pak dolën për të protestuar. Nuk kishte protesta masive”.

“Kështu që unë e mbështes atë (vendimin e Wimbledon).”

Stakhovsky ia doli të kthehej në Budapest. Gjatë një vizitë të shkurtër, ai ia rrëfeu të gjithë ngjarjen fëmijëve të tij se çfarë kishte bërë në Ukrainë, para se të largohej edhe një herë tjetër për në krye të detyrës.

“Ia shpjegova gruas time. Biseduam hollësisht, me të vërtetë biseduam hollësisht”, thotë ai. “Tani unë ndjehem më mirë për veten time sepse unë jam rikthyer”.

“Unë i lash tre fëmijët dhe gruan që e adhuroj dhe shkova për ta mbrojtur vendin tim dhe familjen time. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në atë se çka kam bërë. Por pasoja mund të ketë qenë ndryshe dhe ende mund te jetë ndryshe”, shtoi ai.

Përktheu: Sokol  Berisha, Periskopi

Shpërndaje në: