Nëna e të riut që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

Nëna e të riut që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar  momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.

“Unë jam nana e Visarit. Visari dje u shku në punë, unë e kam përcjell e më ka thanë: ditën e mirë.

E kah ora tetë e akshamit tuj këqyr ndodhi qajo. Të sigurt nuk ishim që ai, se i kish nda ai shefi disa anej e disa anej.

Edhe, kur thanë “njo ka mbet në dhe nuk po muj e nxjerrin”. Tani kanë nga të gjithë, falemnderit prej tyre.

Deri kah në 12 e kanë gjet, na mbajshim ymyd që ishte gjallë. Kush e ka kujtu vdekjen e tij?… Kush ka fiqiru. I gjallë shkoi, i vdekun me erdh…

As s’ka pas sigurim as gja të gjallë. Nga 10 euro e ka pagu… As sigurim as gja të gjallë”.

Shpërndaje në: