Rrëfimi rrëqethës i vajzës së jetimores: Mësuesi na fuste në bodrum dhe abuzonte seksualisht

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së jetimores: Mësuesi na fuste në bodrum dhe abuzonte seksualisht

Adriana, 27-vjeçarja që bëri denoncimin tronditës në lidhje me abuzimin seksual nga shefi i policisë së Fushë Arrëzit, e ftuar në emisionin e “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit ka treguar ngjarje të tjera tronditëse nga jeta e saj.

Ajo ka rrëfyer se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to.

I fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe abuzonte seksualisht me to.

“Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmijës dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma me gjëra, na rrifte.

Dhe abuzonte një nga një me ne. thoshte “çfarë do i bëj fëmijës së parë do i bëj dhe fëmijës së dytë e me radhë”. Nuk kishim kujt t’i thoshim, ishim të pafuqishëm. Edhe nëse do tregonim mësuesi do hakmerrej pastaj”.

Shpërndaje në: