Rrëmbehet një grua në qendër të Prishtinës, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Rrëmbehet një grua në qendër të Prishtinës, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërheqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes,  nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.

Tutje sipas dëshmitarëve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

Shpërndaje në: