Rreth 2 miliardë njerëz në botë kanë vlera të ulëta të vitaminave

Rreth 2 miliardë njerëz në botë kanë vlera të ulëta të vitaminave

Kompania Herbalife Nutrition dhe produktet e saj janë prezantuar sot në Prishtinë. Aty u diskutua për stilin e jetës së shëndoshë dhe iniciativën globale “Nutrition for zero hunger”.

Aty gjithashtu kishte një prezantim për temën “Nutrition for zero hunger” ku u diskutua si të keni një jetë të shendetshme dhe më aktive.

Jonathan Yarom, anëtar i bordit këshillëdhënës ushqimor i Herbalife, që është edhe mjek sportiv dhe drejtor mjekësor i Medix, foli për brendin dhe kompaninë, jetën aktive e të shëndetshme, dhe paraqiti linjen e re të produkteve Herbalife Nutrition.

Ai tha se janë 26 mjekë dhe 12 nutriciatë të kësaj kompanie qe merren me trajnime mbi shëndetin dhe nuk përfitojnë shumë nga kjo punë, por tha se e bëjnë sepse duan të ofrojnë më shumë sa i përket shëndetit.

“Nevojat që janë nevojat e trupit tonë, kemi nevoje për vitamina minerale, fibra, por të vetmen gjë që e mënojmë ne është ushqimi që kemi nevojë për ushqim. Një prej problemeve është mungesa e vitaminave ku rreth 2 miliardë njerëz në krejt botën kanë vlera të ulëta të vitaminave, mungesë të vitaminave. Një prej mënyra për zgjidhje është që ne ‘ti mbysim’ njerëzit, t’u japim shumë informata me iu tregu qysh me u ushqy në bazë të kategorive. Njerëzit kur hajnë perime te gjelbra nuk mendojnë që po konsumojnë një antioksidant por thjesht perime te gjelbër”, thkesoi ai.

Sipas tij, historia po e tregon se 40 vjet, njerëzit kanë filluar t’i pranojnw ato që i ka thënë kjo kompani.

Ai theksoi se qëllimi është që njerëzit me kuptu misionin e kompanisë dhe të zbatojë atë, jo vetëm ta pranojnë atë.

Aty prezantoi edhe Goran Nikoliq, drejtor i ri Herbalife Nutrition, dhe përgjegjës për rajonin e Evropës Juglindore.

“Jemi prezent në 94 shtete në botë, i kemi mbi 300 shkencëtarë me doktoraturë , kualiteti ynë dhe cilësia është ajo që të garantojmë produktin në krejt botën dhe të ofrojmë shërbimin sa më të mirë. Në hapësirat tona hulumtuese përveç testimit të të gjitha produkteve, jemi kompania e vetme në botë që kemi laborator qw ka për detyrë testimin e të gjitha testimeve që bëhen për me qenë të sigurtë për produktin dhe me garantu cilësi sa më të lartë.  Kur flasim për cilësinë e produktit, bazohemi nw filozofinë që është prej farës deri të produkti final”, tha ai.

Kjo ngjarje po mbahet para ditëlindjes së 40 te kompanisë, dhe është organizuar nga Herbalife Nutrition.

Herbalife Nutrition është kompani udhëheqëse botërore për ushqim të shëndetshëm e cila bashkëpunon me Feed the children, fushatë globale në luftën kundër urisë së fëmijëve, ku ndajnë 2 milionë dollarë me qëllim që të ndihmojnë në zhdukjen e urisë së fëmijëve dhe rritjen e mbipeshës.

Herbalife synon të bëjë botën më të shëndetshme përmes ndihmës se ushqimit të shëndetshëm.

Shpërndaje në: