Rreth 3 mijë kosovarë janë riatdhesuar, pritet edhe 700 të tjerë këtë javë

Rreth 3 mijë kosovarë janë riatdhesuar, pritet edhe 700 të tjerë këtë javë

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se deri tani kjo ministri  nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, kanë mundësuar riatdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Kosovës.

“Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre”.

“Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor”.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përgatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në: