Rreth Flamurit të përbashkuar: Kosova e Shqipëria, mbledhje të p’bashkët në fund-nëntor

Rreth Flamurit të përbashkuar: Kosova e Shqipëria, mbledhje të p’bashkët në fund-nëntor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar popullin se në fund të muajit nëntor, do të mbahet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive.

Kjo mbledhje do të mbahet në Durrës.

“Në ndërkohë ne do të punojmë intensivisht të bëjmë gjithë skanimin e marrëveshjeve për ta cilat ramë dakord sot”, tha Rama, gjatë deklarimit para mediave.

Kujtojmë që në fund të nëntorit është edhe festa jonë kombëtare, 28 nëntori.

Nuk dihet nëse kjo mbledhje e përbashkët do të mbahet pikërisht për ditën e flamurit.

Shpërndaje në: