Rrethohet shtëpia e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasjen e Haki Imerit

Rrethohet shtëpia e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasjen e Haki Imerit

Në orët e para të mëngjesit, policë të misionit të EULEX’it në Kosovë dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale nga Policia e Kosovës kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, i cili dyshohet për vrasje të pasluftës, transmeton Periskopi.

Burime të Periskopit brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se aksioni është realizuar mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë detaje të tjera, pasi sipas tyre aksioni është organizuar nën kompetenca të misionit EULEX.

Lidhur më këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar edhe Zyrën për Media në EULEX, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare lidhur me aksionin e sotëm.

Imer Imeri kishte bërë disa herë denoncim publik se Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është i dyshuari për vrasjen e të vëllait, Haki Imeri.

Ai kishte thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë  të UÇK-së.

Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK’ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati./Periskopi

 

Shpërndaje në: