Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër persona në Shëngjin, mes tyre tre të mitur

Periskopi.com Lajme

Katër persona mes tyre tre të mitur kanë shpëtuar mrekullisht, pasi rrezikuan të mbyteshin në detin e Shëngjinit.

Ata ishin larguar me gomardare një milje larg detit dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Policia Kufitare Shëngjin i ka ardhur në ndihmë gjatë patrullimit në det, duke shpëtuar pushuesit.

Dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeç, të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre, janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ndërsa dy të tjerë ishin shtetas kosovarë (babai 45 vjeç me djalin 10 vjeç), të cilët gjithashtu u shpëtuan, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Të dy u nxorën në gjendje të mirë shëndetësore nga deti, pasi mbetën të bllokuar 1 milje larg.