Rrëzimi horror me skateboard i 11 vjeçares: Theu kafkën, ‘me fat që ende merr frymë’

Rrëzimi horror me skateboard i 11 vjeçares: Theu kafkën, ‘me fat që ende merr frymë’

Mund ta quajë veten me fat që është ende gjallë kampionia e vogël e skateboard Sky Brown. 11 vjecarja ka qenë protagoniste e një rrëzimi të tmerrshëm gjatë stërvitjes.

E transportuar me urgjencë në spital me helicopter, pa ndjenja, vogëlushja angleze ka pësuar fraktura në kafkë e ka thyer kycin e dorës së majtë. I ati Stewart e komenton kështu ngjarjen: “U frikësuam për jetën e saj, është me fat që është gjallë”.

Nga krevati i spitalit, vajza i ka qetësuar tifozët e saj, duke postuar videon e rrëzimit të frikshëm. “E di që shumë persona janë shqetësuar për mua, por mos u bëni merak, jam mirë – ka shkruar ajo në Instagram –

“Mezi pres të kthehem akoma më e fortë se më parë. Faleminderit të gjithëve që më treguar dashuri me mesazhet mbështetëse. Më vjen keq që iu shqetësova. Do jem mirë”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: