Rrëzimi i shtyllës elektrike në Prishtinë, policia: Tre të lënduar

Rrëzimi i  shtyllës elektrike në Prishtinë, policia: Tre të lënduar

Një shtyllë elektrike sot ra mbi një veturë në Pejton të Prishtinës.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se janë lënduar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor. Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha ajo.

Shpërndaje në: