Rrëzohet edhe Tottenham, mposhtet nga Crystal Palace

Rrëzohet edhe Tottenham, mposhtet nga Crystal Palace

Crystal Palace ka bërë befasinë e parë të kësaj xhiroje në Premier League.

Crystal kanë shënuar fitore 3:0 në përballjen me Tottenham Hostspur, para tifozëve të vet, shkruan Periskopi.

Goli i parë i takimit erdhi tek në minutën e 75’, kur Wilfried Zaha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm 10 minuta më vonë, Edouard shënoi për 2:0, kur kësaj radhe Zaha doli në rolin e asistuesit.

Rezultatin final i takimit u vulos në minutën e 93’. Në listën e realizatorëve u regjistrua për herë të dytë Edouard.

Kjo është humbja e parë për Tottenham këtë edicion. Skuadra londineze kishte tri fitore radhazi para kësaj xhiroje. Ata tani mbeten në kuotën e nëntë pikëve në katër ndeshje.

Crystal Palace në anën tjetër fiton pikën e pestë në katër ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: