Rrëzohet helikopteri në Turqi, dy persona të vdekur

Rrëzohet helikopteri në Turqi, dy persona të vdekur

(Fotoja është ilustrim)

Dy anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, pasi një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në Turqi, teksa ishte në rrugë për të shuar një zjarr.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se avioni u rrëzua të mërkurën në një fushë pranë Marmaris, një qytet turistik në detin Egje, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët thonë se helikopteri kishte udhëtuar nga provinca veriore e Kastamonu për të luftuar një zjarr pyjor rreth zonës Yalancibogaz të Marmaris.

Pesë persona të tjerë në bord u plagosën në këtë incident.

Guvernatori i rajonit të Denizlit tha se është hapur një hetim për aksidentin për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Gjithsej pesëmbëdhjetë helikopterë dhe tetë avionë janë mobilizuar për të shuar zjarrin pranë Marmaris, së bashku me 500 personel të pylltarisë, 40 kamionë uji dhe topa uji të policisë.

Shpërndaje në: