Rrëzohet keq një person në Prevallë, bie në hendek

Periskopi.com Lajme

Një person ka pësuar lëndime në Prevallë, pasi derisa kishte qenë duke ecur në Prevallë, është rrëzuar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku viktima ka rënë aksidentalisht në një hendek.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i lënduari është ndihmuar nga disa kalimtarë të rastit, ndërkaq nga ndihma e shpejtë është dërguar për tretman mjekësor.

“Zona e Prevallës, 06.09.2021-07:30.Raportohet se viktima mashkull kosovar duke shëtitur në bjeshkë ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka ra në një hendek. I lënduari është ndihmuar nga disa qytetarë të rastit dhe më pas nga ndihma e shpejtë është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: