Rrëzohet nga skelet derisa po punonte, lëndohet një punëtor në Prishtinë

Rrëzohet nga skelet derisa po punonte, lëndohet një punëtor në Prishtinë

Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar dje se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që lëndoi të dy këmbët.

Nga njësia policore është kontaktuar më pas viktima dhe i njëjti ka deklaruar se derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet.

Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve kishte rrëzuar edhe dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime.

Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës.Viktima gjendet në tretman mjekësor.

Shpërndaje në: