Rrihen policët në veri Mitrovicës

Rrihen policët në veri Mitrovicës

Një përleshje fizike mes dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 22:50.

Sipas këtyre burimeve, Goran Saviq, ish pjesëtar i MUP-it serb I cili ka vuajtur edhe burg në Serbi për shkak të shit-blerjes ilegale me armë, tani pjesëtar i Njësisë së reagimit të shpejtë në Policinë e Kosovës, ka sulmuar fizikisht policen e njësisë së tij, Zorica Jovanoviq, transmeton Kosovapress.

“Saviq e ka sulmuar kolegen e tij mbrëmë gjatë detyrës, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa arsyet dyshohet të jenë private”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se policit Saviq i është marr arma zyrtare dhe ai është suspenduar, derisa organet kompetente janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shpërndaje në: