Rriten rastet me COVID-19, MSH publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19

Rriten rastet me COVID-19, MSH publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit, njoftohet se 52 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Për një ditë, në vend u testuan 267 persona.

Kështu, numri total i rasteve ka aktive me COVID-19 ka shkuar në 250, ndërsa Ministria e Shëndetësisë iu ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk u shënua asnjë rast i vdekjes dhe u shëruan 15 qytetarë.

Njoftimi i MSH-së:

26 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 250.

Vaksinohu!

Shpërndaje në: