Rriten tensionet në kufirin serbo-malazez

Rriten tensionet në kufirin serbo-malazez

Sipas gazetës britanike, gjatë ushtrimeve në Serbi do të marrin pjesë 150 trupa parashutiste ruse, 50 anëtarë të njësisë së aviacionit, tre avionëve të transportit dhe “një numër i papërcaktuar i personelit ushtarak nga Serbia dhe Bjellorusia.

Kjo do të ndodh pikërisht në kohën e rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Aleancës.

Stërvitjet trembëdhjetë-ditore në Serbi që janë quajtur” Vëllazëria Sllave 2016″, do të fillojnë të mërkurën, dhe në anën tjetër, forcat e NATO-s do të kenë stërvitje të hënën në Mal të Zi, në programin pesë-ditore që simulon reagimin në zonat e përmbytura dhe mënyrat e përgjigje të sulmeve me armë kimike. Aty do marrin pjesë 680 ushtarë të paarmatosur nga shtatë vende të NATO-s po ashtu edhe dhjetë vendeve partnere”, shkruan Independent.

Në një ushtrim fushor në Mal të Zi, i gjashtëmbëdhjeti i organizuar i këtij lloji nga EADRCC, do të ketë ekipet pjesëmarrëse nga vendet fqinje si: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara, Austria, Finlanda, Izraeli, Belgjika Spanja, Franca, Danimarka dhe Republika Çeke.

Është vlerësuar se ushtrimet paralele vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë të acaruara për shkak të gjendjes në Siri e cila është e shkatërruar nga lufta.

Independent përmend edhe skenarin e “Luftës së Tretë Botërore”, nga i cili thuhet se gati gjysma e rusëve mendojnë se lufta do shpërthej për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Siri.

Ndërsa, sipas një gjenerali amerikan, lufta e Rusisë është jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe shumë shpejt mund të prodhoj dhunë që nuk është parë për 60 vjet.

Sipas artikullit, politika e Malit të Zi është pro-perëndimore, ndërsa Serbia është duke luftuar të jetë në kthetrat e Moskës.

Ajo gjithashtu ka shtuar se Mali i Zi ishte ftuar që të bëhet anëtare e NATO-s, pavarësisht nga kundërshtimi i Rusisë.

“Serbia është nën presion të madh Kremlini pasi nuk do të bashkohet me aleancën perëndimore ushtarake dhe do të jetën në Bashkimin Evropian”, përfundon artikullin. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: