Rritet konkurrenca për Dybalan: Gjiganti anglez i ofron 10 milionë euro në sezon lojtarit

Periskopi.com Sporti

Disa klube të mëdha në Evropë janë lidhur me nënshkrimin potencial të Paulo Dybalas si lojtar i lirë në verë pasi ai raportohet se ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me Juventusin derisa Interi u përmend si skuadra e parë e madhe e interesuar për shërbimet e tij.

Javë më parë ishte raportuar se bardhezinjtë i kishin ofruar Dybalas 10 milionë euro në sezon për vazhdimin e kontratës dhe se palët ishin afër mbylljes së marrëveshjes, por më pas ata janë tërhequr nga ky propozim duke zgjuar kështu pakënaqësi te lojtari dhe rrjedhimisht edhe bllokimin e negociatave.

Përveç Interit, në këtë skenar raportohet se janë futur edhe Liverpooli, Tottenhami dhe Manchester City me këta të fundit që sipas “La Gazzetta dello Sport”, do t’i ofrojnë argjentinasit një kontratë me 10 milionë euro në vit.

Dybala iu bashkua Juventusit nga Palermo në një marrëveshje prej 40 milionë euro në vitin 2015. Ai ka shënuar 111 gola në 276 paraqitje me “Zonjën e Vjetër”.