Rritet niveli i sigurisë në rrugët e Shqipërisë, qytetarët thotë se janë të frikësuar

Rritet niveli i sigurisë në rrugët e Shqipërisë, qytetarët thotë se janë të frikësuar

Ngjarja tragjike në Francë në të cilën humbën jetën mbi 80 persona dhe mbi 150 të tjerë mbetën të plagosur masat e sigurisë në rrugët e kryeqytetit shqiptar janë rritur ndjeshëm.Vetë qytetarët shqiptarë shprehen se ndihen të rrezikuar nga këto sulme terroriste dhe kërkojnë nga shteti rritjen e sigurisë.Në nder të viktimave Ambasada franceze uli flamurin në gjysëm shtizë.

Ambasada franceze në kryeqytet në ndër të viktimave që humbën jetën në Nicë të Francës ka ulur flamurin në gjysëm shtizë.

Sulme terroriste në Francë por edhe në shtete të tjera ka bërë që në rrugët e kryeqytetit shqiptar të rritet numri i forcave të policisë, të cilët monitorojnë nga afër situatën.

Ora News kreu një vëzhgim në rrugët e Tiranës ku vihet re nje shtim të pranisë së policisë dhe masave të sigurisë.

Vetë qytetarët shprehen se ndihen të rrezikuar ashtu si çdo shtet tjetër.

Sot ata kanë një apel drejtuar krerëve të shtetit shqiptar:

“Çdo njeri ka përgjegjësi, edhe qytetari edhe shteti. Shteti duhet të bëjë shumë”.

Nga sulmi terrorist në Nicë të Francës humbën jetën mbi 80 persona dhe mbi 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Shpërndaje në: