Rritet numri i rasteve me koronavirus, MSH publikon raportin e fundit

Rritet numri i rasteve me koronavirus, MSH publikon raportin e fundit

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Poashtu sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048.

Në total numri i rasteve aktive është 540.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 të vaksinës.

 

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndaje në: