Rritet numri i të shëruarve, mbesin edhe mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19

Periskopi.com Lajme

Numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë po vazhdon të rritet, derisa aktualisht kanë mbetur edhe 1 mijë e 475 raste aktive.

Aktualisht numri i pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19 ka shkuar në 625. Në 24 orët e fundit janë raportuar tre të vdekur.

Që nga 13 marsi kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 520 raste nga 66 mijë e 624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 420 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

Shpërndaje në: