Rritja e çmimeve: Albin Kurti për xhipa të zi e blen naftën shumë më lirë se populli

Rritja e çmimeve: Albin Kurti për xhipa të zi e blen naftën shumë më lirë se populli

Institucionet publike furnizohen me derivate të naftës shumë më lirë se qytetarët

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë ka shënuar një rritje rekorde gjatë muajit tetor dhe nëntor, e më pas u rritën edhe çmimet e biletave të udhëtimit.

Qytetarët e Kosovës për dallim nga institucionet publike po e blejnë më shtrenjtë naftën e benzinën në të njëjtat pikat të karburanteve.

Gjatë muajve tetor e nëntor nga qytetarët e Kosovës, derivatet e benzinës u blenë nga qytetarët e Kosovës me rreth 1.29 centë e nafta me rreth 1.26 centë, në të gjitha pikat e karburanteve.

Me çmim të njëjtë u ble edhe benzina.

Kjo ishte rritja më e madhe e çmimit të këtyre derivateve që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë. Por, institucionet publike u furnizuan dukshëm më lirë me të njëjtat derivate, prej të cilave shpenzojnë mijëra litra në ditë, për automjete e për gjeneratorë.

Agjencia Qindore e Prokurimit -AQP, ka të kontraktuara disa kompani, për furnizim me derivate për 70 institucione publike, qendrore e lokale. Rrjedhimisht, pikat e karburanteve janë në secilin qytet të Kosovës dhe nga të njëjtat pika, institucionet qendrore lokale u furnizuan me naftë në vlerë prej 1.13 euro.

Në fund-javë, çmimi i derivateve ka rënë për rreth tre centë.

Shpërndaje në: