Rritja e çmimeve: Çka duhet të bëni që të mos e pësoni keq?

Rritja e çmimeve: Çka duhet të bëni që të mos e pësoni keq?

Rritja e çmimeve të produkteve bazë tashmë është evidente për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Por, çka duhet të bëni në këto raste?

Inflacioni mund të jetë diçka që jo secili mund ta kuptojë lehtë, para se ta kapë nervoza në fund të muajit ose kur paguan në arkën e ndonjë qendre tregtare për produktet që ka blerë.

Secili qytetar duhet të jetë shumë i vëmendshëm për buxhetin familjar, në këto momente të rënda.

Ajo që duhet të bëni së pari, është monitorimi i buxhetit familjar.

Kjo mund të duket fare e thjeshtë, por duhet ta merrni seriozisht. Shumica prej nesh bëjmë blerje përmes kartave të kreditit, nuk shikojmë fare faturat, dhe rritja e çmimeve mund të kalojë pa u vërejtur vare.

Dhe, janë shprehitë tona ato që na e ‘zhdukin’ rritjen e çmimeve para syve. Prandaj, këtej e tutje ju duhet të shikoni çmimet me kujdes, të shikoni faturat me kujdes dhe të bëni hesapet e kostos që shpenzon familja juaj për çdo muaj.

Po ashtu, e rëndësishme është të vini prioritete. Çka duhet dhe në çka nuk duhet të shpenzoni.

Paraja nesër kushton më pak se sot – menjëherë paguani për fatura

Kur inflacioni ndodh, e veçanërisht kur rritja e çmimeve është e lartë si tash, paratë që keni kanë vlerë më të madhe sot, se që kishin dje. Për ta luftuar një gjë të tillë, duhet të ndërrmerrni veprime që ju sigurojnë se keni një shkallë të caktuar interesi.

Një shembull për këtë gjë është të mos mbani shumë para në llogari ku nuk merrni interes. Shqyrtoni paguarjen e faturave me para që nuk ju duhen, sepse nesër këto fatura edhe pse me çmim të njëjtë do të kushtojnë më shumë, sepse paratë tuaja do të vlejnë më pak.

Kujdes me kursimet

Dhe kjo vlen edhe për kursimet. Nëse ia dilni të jetoni deridiku mirë me 500 euro në muaj sot, nesër për shkak të rënies së vlerës së pareve do t’ju duhen ndoshta 1000. Prandaj, kujdes me kursimet. Ose të paktën, kujdes me vlerën që i vini parave të kursyera. /Periskopi

Shpërndaje në: