Rritja e çmimeve: Sa para më shumë harxhoi familja kosovare që hëngri veç bukë e vezë gjithë muajin?

Rritja e çmimeve: Sa para më shumë harxhoi familja kosovare që hëngri veç bukë e vezë gjithë muajin?

Rritja e çmimeve tashmë është evidentuar edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]. Por, sa do të harxhojë më shumë një familje kosovare nëse bazohemi në këto të dhëna dhe bëjmë matje arbitrare?

Nëse një familje kosovare i ka blerë 30 copa vezë në muajin shtator, atëherë i ka harxhuar plot 2 euro e 57 cent, ose 62 cent më shumë se sa në shtatorin e vitit 2020.

Nëse i ka ngrënë 60 copa vezë në muajin shtator, atëherë i ka harxhuar plot 5 euro e 14 cent. Në shtatorin e vitit 2020 i kishte harxhuar 3 euro e 90 cent ose 1 euro e 24 cent më pak se sa tash.

Një litër vaj, i ka kushtuar një familjeje kosovare plot 48 cent më shtrenjtë. Nëse një familje i harxhon dy litra vaj në muaj, atëherë ka shpenzuar 96 cent më shumë.

Në shtatorin e 2020-s i harxhonte 2 euro e 12 cent për vajin ushqimor, ndërsa tash në shtatorin e 2021-s kjo familje sipas ASK-së del se i ka harxhuar plot 3 euro e 8 cent, përcjell Periskopi.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, del se kjo familje kosovare ka harxhuar 96 cent më shumë për këtë artikull se sa në vitin e kaluar.

Sa i përket bukës, të dhënat e ASK-së thonë se nuk ka ngritje. Por, duke marrë parasysh se rritja është evidente, atëherë e llogarisim që ka një rritje vetëm prej 5 centësh.

Nëse familja kosovare i ka harxhuar nga dy bukë përditë, nënkupton që i ka ngrënë 60 bukë në muaj. Dhe nëse i ka ngrënë 60 bukë në muaj, atëherë nënkupton se në shtator 2020 i ka dhënë 21 euro [x 0.35] ndërkohë që në shtator 2021 i ka dhënë 24 euro, ose tri euro më shumë.

Nëse familja kosovare ka ngrënë vetëm bukë dhe vezë për një muaj rresht në shtator 2020, i ka shpenzuar plot 28 euro e 26 cent.

Por, nëse kjo familje ka ngrënë vetëm bukë dhe vezë për një muaj rresht në shtator 2021, atëherë i ka shpenzuar plot 32 euro e 22 cent.

Kjo nënkupton, se familja kosovare nëse han vetëm bukë e vezë gjithë muajin, i ka shpenzuar 3 euro e 96 cent më shumë. /Periskopi

Shpërndaje në: