Rritja e rasteve me koronavirus në Prishtinë, takohen Zemaj e Ahmeti

Periskopi.com Lajme

Pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19 në kryeqytet, kryetari Shpend Ahmeti ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn.

Ahmeti bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashin, dhe atë të Inspeksionit, Adonis Tahirin, janë duke diskutuar me Zemajn për gjendjen me COVID-19 në kryeqytet.

Momentalisht në kryeqytet janë mbi 800 raste aktive me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të hënën tha se në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

Ahmeti ka shkruar se bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit në të cilat ka nisur vala e dytë e koronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.

“205 KS – 111 Pr.  Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re.  Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë.  Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Shpërndaje në: