Rritja e rasteve të sulmeve më armë zjarri: Kanadaja do të ndalojë lodrat që duken si armë

Rritja e rasteve të sulmeve më armë zjarri: Kanadaja do të ndalojë lodrat që duken si armë

Qeveria e Kanadasë ka njoftuar të hënën për implementimin e ligjit për një “ngrirje kombëtare” në shitjen dhe blerjet e pistoletave si pjesë e pakos së kontrollit të armëve që gjithashtu do t’i zvogëlonte kapacitetet magazinore dhe ndalimin e disa lodrave që duken si armë, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Legjislacioni i ri i cili rikthen disa masa që ishin përmendur vitin e fundit në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme, vie vetëm një javë pasi sulmit me armë zjarri në një shkollë në Texas të Shteteve të Bashkuara ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe 2 mësues.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u tha gazetarëve se masat e reja ishin të nevojshme teksa po rriten sulmet me armë të zjarrit.

Ngrirja e pistoletave do të kishte përjashtime, duke përfshirë për shënjestruesit sportistë elitarë, atletët olimpik dhe rojet e sigurisë. Kanadezët që tashmë kanë armë do të lejohen që t’i mbajnë ato. /Periskopi/

Shpërndaje në: