Rritja enorme e të infektuarve me Covid, Bulliqi: Faji kryesor është te qytetarët

Rritja enorme e të infektuarve me Covid, Bulliqi: Faji kryesor është te qytetarët

Kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi, ka folur për situatën e rënduar nga Covid-19 në vend, ndërsa fajtor kryesor për rritjen e infektimeve ka thënë se janë qytetarët.

Bulliqi është pyetur se kush është fajtor për situatën e krijuar, ai ka thënë se qytetarët janë

“Faji kryesor është te ne qytetarët, sepse duhet të jemi me në nivel “, ka thënë Bulliqi për KlanKosova.

Ai ka amnistuar Qeverinë nga përgjegjësia, duke fajësuar vetëm qytetarët për numrin e madh të infektuarve.

Tutje Bulliqi tha se që nga shfaqja e virusit COVID-19 ka pasur 65 raste të vdekjes në komunën e Podujevës.

“Numri prej 65 raste të vdekjes është numër që kur është paraqitur virusi në muajin mars të vitit 2020. Shumica e rasteve kanë qenë persona të moshuar që kanë pasur probleme ose atyre me moshë mesatare”.

Ai theksoi se deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar 35 mijë e 120 qytetarë.

“Deri më tani kemi 35 mijë e 120 qytetarë, qoftë me dozën e parë apo të dytë. Në 24 orë numri më i madh që janë vaksinuar është 993 qytetarë”

Shpërndaje në: