Rrjedhin dokumente: Shtetet lobojnë që OKB-ja ta zbus raportin për krizën klimatike

Rrjedhin dokumente: Shtetet lobojnë që OKB-ja ta zbus raportin për krizën klimatike

Disa prej shteteve më ndotëse në botë po provojnë të zbusin raportin e OKB-së për klimën, sipas një rrjedhjeje masive të dokumenteve.

Në më shumë se 30 mijë dosje, tregohet se Australia, Kina, Arabia Saudite dhe India janë mes vendeve që i kanë kërkuar një paneli shkencëtarët të heqin frazat kyçe apo ta zbusin nevojën për të mos përdorur më lëndë djegëse, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Në një rast, prodhuesit e mëdhenj të mishit si Brazili dhe Argjentina, thuhet se kanë kontestuar deklarimet se bota duhet ta reduktojë konsumimin e mishit në mënyrë që ta sfidojë ngrohjen globale.

India dhe shtete të tjera të Evropës lindore kishin thënë që draft-raporti duhej të ishte më pozitiv për fuqitë nukleare, ndërsa zyrtarët australianë kishin qenë kundër idesë se stacionet me qymyr duhej të mbylleshin.

Samiti i Cop26 që do të mbahet në Glasgow pas më pak se dy javësh pritet të sjellë plane më ambicioze për ta sfiduar krizën klimatike.

Por, rrjedhja e dokumenteve tregon se prapa skene, shumë prej ndotësve kryesorë po provojnë ta kufizojnë kufirin e asaj që mund të arrihet.

Shpërndaje në: