Rrjedhja e naftës: Tankeri i ngecur në Det të Kuq mund t’i lë pa ujë miliona njerëz

Rrjedhja e naftës: Tankeri i ngecur në Det të Kuq mund t’i lë pa ujë miliona njerëz

Një tanker nafte i braktisur në Detin e Kuq që mbante 1.1 milionë barrela nafte është në rrezik për t’u shpërndarë dhe për t’i lënë pa ujë të pijshëm miliona njerëz në Jemen.

Tankeri i quajtur FSO Safer u braktis afërsisht pesë milje nautike prej bregut të Jemenit, në vitin 2015, për shkak të luftës civile që ende vazhdon në këtë vend.

FSO Safer është në rrezik që të rrjedh për shakk të përkeqësimit dhe kalbjes së trupit të saj, që mund të shkaktojë edhe ndezjen e flakëve, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Bisedimet mes rebelëve Houthi dhe OKB-së për çështjen kanë ngecur pavarësisht paralajmërimeve.

Një studim është bërë nga hulumtues në Universitetin e Stanfordit ku u përdorën mijëra simulacione të asaj që ndodhte për të parashikuar impaktin e derdhjes së naftës në shëndetin publik.

Këto simulacione vazhdimisht çonin në efekte katastrofale.

Derdhja mund të prishte portet e Jemenit, me vlerësimet që tregonin se do të duheshin prej 6 deri në 10 ditë për naftën që të mbërrinte në vijën bregdetare perëndimore të këtij shteti.

Një gjë e tillë do të prishte 38 për qind të nevojave për derivate të Jemenit, duke shkaktuar rritje çmimesh dhe duke rrezikuar mbylljen e spitaleve.

Uji i pijshëm për miliona njerëz do të ishte në rrezik nga kontaminimi, po ashtu.

Shpërndaje në: