Rrjedhje e informacioneve brenda policisë, Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale

Rrjedhje e informacioneve brenda policisë, Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë me dy propozime për ruajtjen  e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë.

Haradinaj në Facebook se institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës, duhet të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime, të cilat i ka propozuar ai.

“1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka shkruar Haradinaj.

Këto propozime Haradinaj i ka bërë pas raportimeve se Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme.

Shpërndaje në: