Rrjeti i lajmeve, shpall terrorist një të pafajshëm mysliman

Rrjeti i lajmeve, shpall terrorist një të pafajshëm mysliman

Rrjeti i lajmeve, fillimisht e shkroi këtë titull ” Sulmi terrorit që ndodhi në Qubec, i dyshuari ishte mysliman me origjinë marokene”

Artikullin më pas e ka shpërndarë në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke e ndarë me ndjekësit, e që u përhap me të madhe.

Ata kishin ngatërruar personin e dyshuar për sulm, duke ia hedhur fajin, thjesht një myslimani.

I dyshuari më pas ishte identifikuar si francezi-kanadian, Alexandre Bissonnette,  një mbështetës i Donald Trump dhe politikan i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Më pas në po të njëjtin artikull që kishin shkruar gabim, e korrigjuan duke e quajtur përsëri marokienin “si njeriu i dytë i dyshuar”

Reagimet nga ndjekësit ishin të menjëhershme duke kërkuar qe ta fshinin artikullin, mirëpo kjo gjë ra në vesh të shurdhër.

Por  kryeministri i Kanadasë, Justin Turdeau, përmes drejtorit të komunikimit të tij i dërgoi menjëherë letër, Fox News.

Ja çfarë shkruan ai:

“Agjencioni i lajme Fox News, ka postuar një artikull të gabuar dhe mashtrues, lidhur me sulmin që ka ndodhur në Qubec, pasi që i dyshuari ishte një francez-kanadian, jo një marokien si kishin shkruar ata, informacioni edhe pse i pavërtetë ka qarkulluar përsëri”

Ai ka vazhduar “Kanadaja është një vend i hapur, që i përkrah qytetarët e tij, ne jemi vend i miliona refugjatëve, emigrantëve, kulturave dhe gjuhëve të ndryshme. Ky lloj shkrimi cnderon kujtimin e gjashtë viktimave dhe familjarëve të tyre, me informacione të pavërteta, dhe njëkohësisht duke shpërndarë frikë tek banorët.

Myslimanët janë viktimat e para të terrorit në botë, prandaj ne kërkojë që Fox News ose ta tërheq shkrimin ose ta përditësojë atë, përfundon Purchase.

Si rezultat i kësaj, shkrimi u largua të martën në mbrëmje. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: