Rrotullohet me traktor, vdes i riu nga Kamenica

Periskopi.com Lajme

Një i ri nga Kamenica ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti me traktor.

UndeksOnline mëson se viktima është nga L.Kurtalani nga fshati Tërsten.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Personi i lënduar sipas mjekut kujdestar në ambulancën e Rogoqices ka arritur pa shenja jete. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar ‘vdekje aksidentale’”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.