Rrufeja i merr jetën katër personave në Poloni, mbi 100 të tjerë të lënduar

Rrufeja i merr jetën katër personave në Poloni, mbi 100 të tjerë të lënduar

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga goditja e rrufesë në Poloni, njoftoi kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki.

Në majën e malit Gievont një grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u kap nga moti i keq i shoqëruar me vetëtima

Personi i pestë u vra në Sllovakinë fqinje. Të paktën një nga viktimat u tha se ishte një fëmijë.

Stuhia thuhet se ka zbritur befas pas një mëngjesi me diell.

“Askush nuk e priste që të shpërthejë një stuhi kaq e papritur dhe nga këndvështrimi ynë njerëzor ishte diçka që ishte e pamundur të parashikohej” tha Moraëiecki gjatë një takimi emergjence.

Kishte raportime për viktima në pjesë të ndryshme të vargmalit. Të paktën katër helikopterë shpëtimi u dërguan në zonë.

Shpërndaje në: