Rruga Prizren-Prevallë mbetet e bllokuar, të tjerat të kalueshme

Rruga Prizren-Prevallë mbetet e bllokuar, të tjerat të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës është e mirë.

Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë. Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi i rrugës.

“Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes”, njofton MMPHI.

MMPHI thotë se për këtë zyrtarët për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellë situatën hap pas hapi.

“Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”,

Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara, MMPHI thotë se kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

Shpërndaje në: