Rrugët në Kishnarekë të Drenasit në gjendje të mjerueshme

Rrugët në Kishnarekë të Drenasit në gjendje të mjerueshme

Fenomeni i infratrukurës së dobët nuk është i panjohur për banorët e fshatit Kishnarek të Drenasit.

Komuna e Drenasit  rrugën kryesore  të fshatit Kishnareke e ka lënë në mjerim, shkruan Gazeta Blic.

Sikurse shihet edhe në fotografi, kjo gjendje e rrugës është përgjatë 300 metrave.

Ndërsa zyrtarë komunal theksojnë së shpejti do të fillojnë me ndërtimin e rrugës.

“Ne kemi qenë në fshatin  Kishnarek të  Drenasit dhe kemi intervenuar , një pjesë të rrugës e kemi shtruar por për atë pjesë të rruges, banorët kanë kundërshtuar për atë pjesë pasi që kur bie shi atë pjesë e dëmton shiu shumë”, ka thënë Betim Berisha nga komuna e Drenasit për Gazetën Blic.

Ai tha se shumë shpejt do të ndërrmarin masa dhe do ta rregullojnë atë pjesë pasi që ajo pjesë është me të vërtetë në gjendje mjerimi.

14371948_1268608123178722_575462614_n

Shpërndaje në: