Rrugëtimi dhe kontributi i Bob Dole për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Rrugëtimi dhe kontributi i Bob Dole për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, i cili vdiq në moshën 98-vjeçare, një pjesë të karrierës së tij ia kushtoi Kosovës dhe rrugës së saj drejt pavarësisë.

Radio Evropa e Lirë u hodhi një vështrim ngjarjeve kryesore që përshkuan këtë angazhim të tij.

Dole u angazhua aktivisht në çështjen e Kosovës dhe në procesin që çoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova ishte nën regjimin e Slobodan Millosheviqit me autonomi të suprimuar dhe me gjendje të jashtëzakonshme nga autoritetet e Beogradit.

Vizita e senatorit amerikan ishte e para e tillë në Kosovë, mijëra shqiptarë që kundërshtonin sundimin e Serbisë u mblodhën jashtë hotelit ku po qëndronte delegacioni duke thirrur liri.

Shpërndaje në: