Rrusta: VV u ngrit me temën e dialogut, kur erdhi në pushtet iku e la

Rrusta: VV u ngrit me temën e dialogut, kur erdhi në pushtet iku e la

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teuta Rrusta ka folur lidhur me organizimet aktuale të protestave për të cilat ka treguar nëse qëndrojnë prapa tyre ose jo.

”Jo, PSD nuk ka gisht në organizimin e protestës së nesërme”.

Rrusta ka thënë se nuk e din arsyen e kësaj proteste të nesërme ndërsa ka treguar nëse do të marrin pjesë në të, njofton Klan Kosova.

”Jo në këtë protestë jo. Unë nuk e kam të qartë as arsyen e protestës pse po bëhet ose jo”.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse Vetëvendosje qëndron prapa këtij organizimi, megjithatë sipas saj ka një problem në këtë çështje.

”Vetëvendosje çdo herë ka përdorur protestën si mjet sa herë që i konvenon. Problemi nuk është tek protesta, por tek instrumentalizimi i protestës”, thotë sekretarja e PSD-së.

Pse PSD nuk ka organizuar ndonjë protestë kundër Qeverisë?

”Duhet të piqen kushtet për protestë. Nuk duhet të thirret protestë vetëm se mendohet që duhet të ndodhë ajo”.

”Gjithmonë ka nevojë për protestë por asnjëherë kur ato tentohen të keqpërdoren nga pushteti”.

Shpërndaje në: