Ruhani 67 vjeç nga Vitia: Tri infuzione i mora nga mërzia ditën kur vdiq Rugova

Ruhani 67 vjeç nga Vitia: Tri infuzione i mora nga mërzia ditën kur vdiq Rugova

Emocione të përziera e shoqërojnë çdo vizitë të 67-vjeçarit nga Vitia, te shtatorja e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

Ruhan Rramani nga Vitia thotë se Rugovën  gjithmonë e kishte idhull. Sipas Rrahmanit, Kosova e ndjen mungesën e madhe të një presidenti siç ishte Rugova.

Ndërsa, thotë që politikanët e sotëm nuk krahasohen me të.

Rrahmani mërzitet edhe për faktin se asnjëherë nuk kishte pasur rastin ta takonte Rugovën.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, Ruhani ka treguar se në ditën kur mori lajmin për vdekjen e Rugovës, nga mërzia i kishte marrë tri infuzione.

Shpërndaje në: