Rukiqi kundërshton ashpër propozimin e VV-së për ta vendosur marzhën e fitimit

Rukiqi kundërshton ashpër propozimin e VV-së për ta vendosur marzhën e fitimit

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike e ka kundërshtuar ashpër iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur marzhën e fitimeve për produktet bazë.

Sipas Rukiqit ky propozim është antikushtetutes dhe njëkohësisht i papranueshëm.

“Eshte presedan jashtezakonisht i rrezikshem dhe ka per synim te mbuloj paaftesine ne menaxhim te krizes me çmime. Per te menaxhuar nje krize, fillimisht duhet ta pranosh qe ka krize”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, të enjten.

Sipas tij, kjo gjë e dëmton konkurrencës, dhe e mbytë shtetin.

“Norma me te uleta te TVSH-se, per disa produkte baze dhe subvencionimi i nje pjese te shpenzimeve te transportit jane masa fillestare per adresimin e krizes aktuale”, ka thënë Rukiqi.

Për shkak të krizës ekonomike, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar qe të vendoset marzha e fitimit.

Shpërndaje në: