Rukiqi: Nëse ka babë të premtimeve boshe, është Albin Kurti

Rukiqi: Nëse ka babë të premtimeve boshe, është Albin Kurti

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mos realizimin e premtimeve gjatë katër viteve të qeverisjes.

Duke iu referuar deklaratave të Kurtit në një konferencë të fundit për media, ku kryeministri kritikoi partitë opozitare për premtime boshe, Rukiqi reagoi duke thënë se Kurti dhe partia Vetëvendosje janë “baballarë” të këtyre premtimeve të parealizuara.

“Nëse ka babë të premtimeve boshe, është Albin Kurti. Se na ka theksuar sot në konferencë që partitë opozitare po bëjnë premtime boshe, unë po e ritheksojë dhe këtë e ka dëshmuar me katër vjet qeverisje që çdo premtim e ka shkelë ose nuk është marrë fare me të ose edhe kur është marrë nuk ka mbërri askund , domethënë baba i premtimeve boshe është Albin Kurti dhe partia Vetëvendosje”, ka deklaruar Rukiqi në Debat Plus.

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave.

Shpërndaje në: