Rukiqi: Rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

Rukiqi: Rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

Aderimi më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, me një status në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth paralajmërimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind

E Rukiqi ka thënë se me këtë veprim të ZRRE’së do të kemi më pak para në xhepat tonë, dhe se këto importe do të ndërmjetësohen nga Martin Berishaj.

“Edhe 15% me pak ne xhepat tone, per te paguar mes tjerash, edhe importet e energjise te ndermjetesuara nga Martin Berishaj”, ka shkruar ai.

ZRRe ka bërë të ditur se tarifat e reja për energji elektrike pritet të jenë më të larta nga 1 prilli për rreth 15 për qind.

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro.

Ndërsa, ZRrE në mbledhjen e sotme nuk ka aprovuar edhe kërkesën e KEK-ut që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që kjo korporatë ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro

Shpërndaje në: