Rumania 68 pozita më lartë se Kosova në Indeksin e Korrupsionit – protestat nuk ndalen
Protestat masive kundër korrupsionit po vazhdojnë ende në Rumani – ku po kërkohet rrëzimi i Qeverisë.
Komenti i plotë i Demit:
Sipas Indeksit te Korrupsionit, Romania rangohet plot 68 pozita më mirë se sa Kosova.
Por kjo nuk po i ndalon gjysmë milioni qytetar rumun me dal dhe me protestu kundër korrupsionit. 500,000 protestues në Rumani përbëjnë vetëm 2.5% të popullsisë së përgjithshme të këtij shteti.
Sipas studiueses Erica Chenoweth, mjafton 3.5% e popullsisë që me protesta paqësore të rrëzojn çdo qeveri. Të dhënat historike tregojnë se protestat paqësore janë shumë më të efektshme se sa ato të dhunshmet.
Sipas kësaj formule, do mjaftonin 63,000 protestues të vendosur, për ti dhënë një leksion demokratik qeverive korruptuese në Kosovë.



