“Runu se KATILI po gjun” – Sonte del kënga e re e Viktorit

Periskopi.com Showbiz

Rep-artisti i njohur kosovar, Viktor Palokaj me emrin artistik “UNIKKATIL” ka pralajmëruar fansat e tij se sot pritet ta lansojë këngën e re.

Katili i njohur për hitet e tij dhe gjuhën e vrazhdë që përdorë në tekstet e këngëve, po rikthehet sërish me një projekt të ri, shkruan Periskopi.

Kur i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që të arrijnë në Kosovës, ku do të përformojë në njërin nga klubet e vendit, Viktor Palokaj paralajmëron këngën e re.

Me shumë gjasë kënga pritet të dal pas mesante, pasi është edhe ‘zakoni’ i tij që projektet t’i lansojë në atë orë.

Nuk duhet kujtuar shumë këngët e Unikkatili, pasi gjithë pothuajse i dini.

Kujtojmë se projekti i tij i fundit ishte “Po eci” që doli para 2 muajsh./Periskopi/